Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s janë ende të shqetësuara për dhunën që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe Zveçan, teksa përsëriti thirrjen e Sekretarit të NATO-s se ato presin që autoritetet serbe “të luajnë rolin e tyre” në këtë çështje.
Për mediat serbe ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është paqësore dhe nuk theksoi ndryshime nga viti 2023, prej rastit në Banjskë dhe protestave të dhunshme të serbëve në veri.
“Nuk kam vërejtur ndryshim të theksuar, por situata është ende e ndjeshme, që është rezultat i problemeve të pazgjidhura”, ka thënë ai, transmeton Danas.
Sipas tij, kur thuhet se situata është e ndjeshme nënkupton se është mjedis i sigurt, por se tensionet politike nuk janë zhdukur.
Sa i përket bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, Ulutash ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës filloi më 2014 dhe e ka mbështetjen e shumë shteteve.
“Anëtarësimi në NATO nuk i parandalon anëtarët e aleancës të implementojnë marrëveshje shtesë në bashkëpunim, përfshirë stërvitjet ushtarake”, theksoi ai.
-
Ulutash për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Ulutash: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
-
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
-
Ulutash në Beograd: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, thelbësore për parandalimin e tensioneve