Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin për kapje të institucioneve, ndërkohë që partitë opozitare – PDK e LDK – ka thënë se i shërbejnë Kurtit.
Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentit të martën vonë ishte rezultat i planifikuar i Kurtit duke shtuar se ky i fundit do institucione “port i do sipas kushteve të veta”.
“Ishte rezultat i planifikuar i Albin Kurtit, dorëzim i partive opozitare. PDK dhe LDK ekzistojnë vetëm për dy arsye, njëra është t’ia zgjedhin presidentin Kurtit dhe e dyta sa me e plotësu atë kushtin formal me ekzistu opozita”, ka thënë ai në “Konfront”.
Molliqaj ka thënë se presidentja e zgjedhur është “e dobishme për çka i vyen Kurtit”, teksa shtoi se kryeministri po merr “gjithçka në kontroll”.
“Kosova e ka rrumbullakuar ciklin parafinal të kapjes së të gjitha institucioneve. U kry ky cikël. Cikli i fundit është gushti i vitit të ardhshëm ku disa gjyqtarë të Kushtetueses e përfundojnë mandatin, por është i parëndësishëm më. Në rastin e Gjykatës Kushtetuese Kurti tash ka gjithçka në kontroll. Ja do të mbesim pa gjykatë, ja do t’i zgjedhë gjyqtarët qysh ai do”.
Edhe
Molliqaj: PDK-ja dhe LDK-ja s’do të ekzistojnë në formatin siç janë sot
E sa i përket Ligjit për Gjykatën Speciale të ndryshuar të martën me votat e deputetëve të Kosovës, Molliqaj ka deklaruar se efekti i tij është zero.
“Ky është mashtrim i qëllimshëm, i vetëdijshëm deri në fund. Garantoj se efekti i këtij ligji është zero. S’ka deputet të PDK-së që nuk e di që ky ligji ka zero efekt”.
LIVE: Si u arrit marrëveshja për presidentin?
-
Molliqaj akuzon Vetëvendosjen për “kapjen” e Këshillit Prokurorial
-
Baraliu: Zgjedhja e presidentes kushtetuese, kompromisi LVV-PDK u bë për interesa politike
-
PDK-ja kërkon mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit. LVV-ja fajëson opozitën nëse shkohet në zgjedhje
-
Molliqaj: Vetëvendosja ka përgjegjësi për Gjykatën Speciale po aq sa ata që e votuan