Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj: PDK-ja dhe LDK-ja s’do të ekzistojnë në formatin siç janë sot

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se opozita në formatin aktual është vetëm duke i shërbyer kryeministrit Albin Kurti. 

Ai ka thënë se kjo "opozitë aktuale është e pashpresë". Ai në “Konfront” të KTV-së ka thënë se PDK-ja e LDK-ja s’do të ekzistojnë në formatin aktual. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo rrugë nuk çon diku tjetër. Të jesh e bindur se është çështje kohe, jo afatgjatë, por afatshkurtër dhe afatmesëm, se LDK-ja e PDK-ja nuk do të ekzistojnë në formatin që ekzistojnë sot. Do të dekompozohen. Sepse ky është rregulli, kudo që ka pasur pushtete autoritare. Prandaj jemi duke humbur kohë. Këta i shërbejnë herë njëri e herë tjetri, z. Kurti”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë të keqe “që pushteti autoritar të rrëzohet edhe me revolucion demokratik”. 

Ai ka thënë se kjo opozitë “është mashtrim virtual që me krijuar përshtypjen se ne kemi demokraci”. 

Molliqaj e ka quajtur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, “interesxhi” ashtu si edhe ish-presidenten Vjosa Osmani.

“Bashkimi i të djathtës që po e proklamon Abdixhiku është bashkim interesi. Vjosa Osmani e shkatërroi LDK-në, po do që të kthehet në LDK. Bashkimi i tyre është bashkim i interesave”, ka thënë ai.

 


Molliqaj: Në koalicion as me Kurtin e as me opozitën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se nëse partia e tij arrin ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme dhe të jetë pjesë e Kuvendit, atëherë nuk do të hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen e as me partitë opozitare. 

“Me Kurtin assesi, pasi për ne është qeverisje jodemokratike dhe është autoritare. S’mund ta parashohim veten aty. Me opozitën aktuale, nëse është situatë hipotetike, mund ta japim votë për një qeverisje pakice, por me hy në qeveri me ta me nda dikastere, absolutisht jo. Nuk besoj se e kanë ndonjë çështje serioze përnjëmend...Unë votën e jap pasi zgjedhi të keqen më të vogël”, tha Molliqaj. 


Molliqaj: Kurti duket më i moralshëm e më i drejtë përballë opozitës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar opozitën në Kosovë, duket thënë se ata po bëjnë që kryeministri Albin Kurti të duket më i drejtë e më i moralshëm. 

Ai në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se kjo opozitë po i shërben Kurtit dhe se është e lodhur ideologjikisht në mënyrë totale. 

“Këta mund të mos bëjnë asgjë, nuk është problemi ynë ky, unë po ju them qytetarëve të Kosovës që Kurti është problem, por kjo opozitë ia mundëson të duket joproblem. Kurti përballë këtyre duket më i moralshëm, më i drejtë, më përnjëmend, sepse këta nuk kanë asnjë gjë përnjëmend. Si është e mundur miliona euro shtëpi, e banesa, e prona. Nuk mund ta luftosh pushtetin autoritar kur nuk ke asgjë përnjëmend”, është shprehur Molliqaj.  

Ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja në këtë format, nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse t’i shërbejnë Kurtit.

“E vetmja formë për të bërë opozitë këta është ta lënë krejt, asnjë gjasë reale në këtë format që i kanë PDK-ja dhe LDK-ja, nuk e kanë, përveç t’i shërbejnë Kurtit. Nëse i duhen mandatin e ardhshëm Kurtit, e merr njërën në Qeveri, nëse s’i duhet, s’i merr fare. Nëse mund t’i shntazhojë, i shantazhon dhe ia zgjedhin presidentin pa u dhënë asgjë, qysh ka bërë Lumir Abdixhiku në vitin 2021. Kjo opozitë, me këtë format është vetëm për Kurtin, as për partinë, as për popullin, këta janë të pashpresë”, është shprehur Molliqaj. 

Ai ka thënë se bllokadat në vend i bën Kurti, por që opozita e bën që ai të duket normal. 

“Çështja është e thjeshtë, bllokadat në këtë vend i bën Albin Kurti, opozita i shërben Albin Kurtit për t’u dukur normal, situata është krejt e thjeshtë, na duhet ta riformojmë opozitën, për këtë PSD-ja po hyn në garë e nuk ka hy më herët, sepse është betejë e rrejshme, është humbje kohe”, ka theksuar Molliqaj. 

Sipas tij sa më pak pushtet që të ketë Kurti do të jetë më problematik. 

“Tash i ndërprenë negociatat për presidentin po thanë pas zgjedhjeve bëjnë prapë negociata, por pse po i ndërprenë, ti po thua Kurti është i keq, nëse është i keq dhe nuk do president të pavarur, a ndërron Kurti pas zgjedhjeve. Kurti ka qenë edhe më problematik kur i ka pasur 42 për qind sesa kur i ka 51 për qind, sa ma pak pushtet ka është më i egër, sepse kjo është karakteristikë e pushteteve autoritare”, ka theksuar Molliqaj. 


Molliqaj: Opozita ia mundësoi Kurtit që ajo të duket fajtore nëse shkojmë në zgjedhje

Dardan Molliqaj i PSD-së ka thënë se partitë opozitare e kanë shtyrë veten të duken fajtore nëse vendi shkon në zgjedhje.

Teksa ka kritikuar partitë, Molliqaj ka theksuar se asnjëra nuk ka ngrehur asnjë propozim në të mirë të shtetit, përpos interesave të tyre personale. Sipas tij, partitë opozitare kanë shkuar te Kurti me mendimin se do ta ndajnë Qeverinë.

“Opozita ia ka mundësuar Qeverisë që kur të shkojmë në zgjedhje fajtor të duket opozita. Sepse opozita nuk ka asnjë propozim, krejt propozimet i ka bërë për vete. Absurditeti është në një pikë, si është e mundshme që në të njëjtën intervistë secili prej liderëve i dy partive më të mëdha opozitare thanë se kjo punë përfundoi, ndërkohë që i kishim edhe 7 ditë dhe në të njëjtën intervistë thanë se pas zgjedhjeve shihemi dhe negociojmë prapë. Pse pra me shku në zgjedhje nëse do të negocioni prapë”, u shpreh ai.


Molliqaj: Kurti nuk i lufton oligarkët, por bën "luftë shtrigash"

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të gjendjes ekonomikë në vend. Ai ka thënë se Kurti po bën “luftë shtrigash” duke i favorizuar subjekte të caktuara e duke i lënë anash të tjera.

Molliqaj ka kritikuar edhe partitë opozitare duke i quajtur ato “kopje e shëmtuar e Kurtit”, referuar zotimeve gjatë fushatës elektorale.

“Lufta e oligarkisë bëhet vetëm kur rriten taksat, kjo që bën Kurti nuk është luftë, është gjueti shtrigash. Në njërën anë e favorizon një kompani të madhe, qoftë farmaceutike, e importit të naftës, zinxhirit të marketeve, qoftë bankat, ndërkohë që vendos një kompani ta stigmatizojë dhe ta luftojë padrejtë. Kjo është gjueti shtrigash dhe tendencë për nënshtrim. Oligarkia është në thelb koncentrim i kapitalit, lufta ndaj saj është shpërndarja e kapitalit”, ka thënë ai në Konfront.