Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mamitë kërkojnë përshpejtimin e miratimit të Ligjit të ri për shëndetësi

Shoqata e Mamive të Kosovës ka kërkuar përshpejtimin e miratimit të Ligjit të ri për shëndetësi.

Në takim me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësuese nga kjo shoqatë kanë përmendur edhe sfidat me pandeminë COVID-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ato kanë shprehur edhe problemet me të cilat po përballen për një kohë.

“Në këtë takim, Shoqata e Mamive e ka njoftuar Presidenten Osmani për problemet me të cilat përballet kjo fushë, duke përmendur në këtë kontekst mungesën e gjinekologeve e materniteteve në komunat e vogla, me të cilën gjë sipas tyre po rrezikohet shëndeti i grave, vajzave dhe fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

Osmani ka theksuar se me institucionet e tjera do të përpiqen t`i adresojnë problemet në këtë sektor, posaçërisht në relacion me sfidat e materniteteve në lokalitete të vogla.

Ajo u dha përkrahje në kërkesat për përmirësimin e pozitës së gjithmbarshme të mamive dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mamive, sikurse edhe rritjen e numrit të tyre në institucionet shëndetësore.