Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar lehtësimin e masave anti-COVID, duke përfshirë këtu, rritjen e orarit të funksionimit, rritjen e kapaciteteve të brendshme dhe heqjen e orës policore.
Përmes një reagimi në Facebook, kjo shoqatë vlerëson se gjendja epidemiologjike është stabile dhe vaksinimi po vazhdon, prandaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të duhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kemi ofruar Ministrisë së Shëndetësisë argumente të mjaftueshme që nuk kanë kuptim të mbahen kufizimet në fuqi përderisa jemi duke operuar me kujdes sa i përket klientëve që po i frekuentojnë lokalet tona. Masat duhet të lehtësohen, gjendja epidemiologjike është stabile, procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, gjithsesi duke vazhduar me kontroll ndaj klientëve tanë. Rrjedhimisht, orari i funksionimit të bizneseve duhet të bëhet në pajtim me rregulloret komunale për orarin e punës së bizneseve, shfrytëzimi i kapaciteteve të brendshme duhet të rritet, ora policore duhet të hiqet! Ejani të ulemi bashkë dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur, me kujdes për shëndetin publik dhe atë ekonomik!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve ndaj masave që janë në fuqi.
Sipas tyre, këto masa po vlejnë përsëri vetëm për kufizimin e veprimtarive të bizneseve.
“Ka kaluar më shumë se një muaj që kërkesat tona po bijnë në vesh të shurdhër nga Ministria e Shëndetësisë. Fatkeqësisht masat e fundit përsëri po vlejnë vetëm për kufizimin e veprimtarive të bizneseve, ndërsa partitë politike përsëri po e bëjnë të njëjtën gjë, duke organizuar fushata që janë në kundërshtim me këto masa”, thuhet më tutje në reagim.