Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbështetur unanimisht Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në mbledhjen që është mbajtur sot, është shqyrtuar ky projektligj i propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, pasi shfaqi shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi, si rezultat i pandemisë COVID-19, këtë iniciativë ligjore e konsideroi të një rëndësie të veçantë.
Në vazhdim, anëtarët e komisionit, gjatë diskutimeve të tyre theksuan nevojën urgjente për përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që ky projektligj të miratohet sa më shpejt.
Pas diskutimeve, me dakordimin e të gjithë anëtarëve të komisionit, projektligji në fjalë u përkrah në parim, duke u proceduar tutje për shqyrtim në seancë plenare.
-
Kuvendi miraton projektligjin kundër COVID-19
-
Vetëvendosja mbështet projektligjin për pandeminë
-
Reshitaj thotë se projektligji për pandeminë është i kompletuar
-
Përfaqësues shëndetësorë kërkojnë plotësim-ndryshimin e projektligjit për luftimin e pandemisë
-
Edhe pse u miratua në lexim të parë ligji kundër pandemisë, pozita e opozita kanë vërejtje