Komisioni për Shëndetësi ka trajtuar Projektligjin për luftimin dhe parandalimin e COVID-19. Në mbledhjen e së hënës, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore në vend. Këta kërkuan plotësim – ndryshimin e këtij ligji.
Po ashtu, me këtë ligj dhe ndryshimet që pritet të bëhen, pritet të definohet edhe pozita e mjekëve.
E nga Shërbimi Spitalor u kërkua që të gjithë punëtorët që kanë diplomë t’i trajtojnë të infektuarit me COVID – 19, raporton KOHA.
Kryetarja e këtij komisioni tha se do të shtohen amendamente që do t’i ndihmojnë punëtorët shëndetësorë.
Ndërkaq, Naser Ramadani është ankuar në mosrespektimin e masave. Mes të tjerash, Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë pritet ta sqarojë edhe çështjen e gjobave.
Më 13 gusht, pritet të mbahet seanca plenare ku mund të shqyrtohet edhe në lexim të dytë Projektligji për pandeminë.
-
Reshitaj thotë se projektligji për pandeminë është i kompletuar
-
Komisioni për Shëndetësi përkrah Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19
-
Opozita lëshon mbledhjen, pushteti e miraton në Komision Projektligjin për sigurime shëndetësore
-
Opozita kritikon Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse
-
Deputetët kritikojnë grupin punues të Ministrisë së Shëndetësisë për mangësi në hartim të ligjeve