Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Deputetë të opozitës adresuan kritika për këtë Projektligj.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesa më e rëndësishme është pika e parandalimit, për çka shtoi se duhet të rishikohet.
"Mendoj që pjesa që ndërlidhet me gjobat ka hapësirë për t’u rishikuar, në pjesën e parandalimit. Pjesa kryesore që duhet të ketë vëmendja është mes personave juridik dhe privat. Ne e kemi një vendim të Kushtetueses në lidhje me karantinimin", ka thënë Zemaj.
E deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kritikuar për emërtimin e Projektligjit.
Edhe
Komisioni për Shëndetësi votoi Projektligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse
"Unë e kam shpreh shqetësimin tim qe ky ligj ka ardhur para Ligjit për Shëndetësi, nuk është në rregull. Askund nuk gjeni konceptin sëmundje ngjitëse, janë sëmundje infektive. Pandemitë do të jenë pjesë e jetës sonë, kjo është kosto e globalizimit. Në këtë ligj mungojnë sëmundjet e udhëtarëve. Më së shumti me këtë përballet Klinika Infektive", tha ai.
Ndërsa drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani ka thënë se ky Projektligj ka qenë nevojë e kahershme dhe se do të ndihmojë të gjithë profesionistët shëndetësor. /KP
-
Opozita lëshon mbledhjen, pushteti e miraton në Komision Projektligjin për sigurime shëndetësore
-
Kritikohet draftligji për shëndetësi, shkaku i vonesave vlerësohet se s’ka shpresë të kalojë në Kuvend
-
Projektligji për Sigurime Shëndetësore procedohet në Kuvend, opozita e quan të mangët
-
Opozita e quan fushatë procedimin e Projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor