Shqetësim për Kosovën mbetet rënia e natalitetit, është thënë në konferencën konferencën e 20 vjetorit të punës së Frytnimit të Asistuar Mjekësor në Prishtinë.
Gjinekologu Afrim Muhaxhiri ka prezantuar të arriturat në fushën e trajtimit të infertilitetit, ndërkohë që ka theksuar se Kosova përballet me numër të lartë problemesh me infertilitetin.
“Duhet të rritet nataliteti sepse Kosova ka rënie te lindjeve dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Muhaxhiri.
Deputetja Albena Reshitaj ka thënë se ministri i Shëndetësisë do të duhej të ishte i pranishëm në konferencë. Ajo ka theksuar se projektligji për frytnim të asistuar ka dështuar dy herë dhe se duhet punë që të mos dështojë sërish.
“Projektligji ka nevojë për përmirësim në mënyrë që të kalojë në Kuvend. Duhet kujdes sepse lë hapësirë për keqpërdorime sikurse rasti me nëna surrogate”, ka thënë Reshitaj.
Edhe
Sfidat e prindërve në Kosovë mes karrierës dhe planifikimit familjar
Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk pati miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, muaj më parë.
Projektligji pati përplasur vetë deputetët. Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, kërkoi që të tërhiqej e të rishikohej me arsyetimin se ashtu siç ishte aktualisht e “cenon familjen”.
“Parimisht, mendoj se duhet të rishikohet ky projektligj për shkak se cenon familjen. Në njërin prej neneve, e drejta e fertizilimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë votim dhe kisha kërkuar nga ministri ta tërheqë”, tha Rrahmani.
Ndaj Rrahmanit reagoi bashkëpartiakja, Saranda Bogujevci. Ajo tha se është kohë që gratë të vendosin vetë, pa u imponuar nga dikush.
“Përderisa unë kam dashur të bëhem nënë, për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca për të ma mundësuar atë të drejtë e jo të ma determinojë një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për t’u bërë nënë”, iu drejtua Bogujevci.
Edhe
Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë
E, nga opozita deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati thënë se disa nene bien ndesh me Kodin Penal.