Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrahmani i VV-së e Lushtaku i PDK-së kundër votimit të projektligjit për shëndetin riprodhues

Pas katër tentimeve, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Përveç kritikave në seancë nga disa deputetë të pushtetit e opozitës, kritika ka pasur edhe pas seancës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se votimi i një projektligji i tillë është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.

“Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmija të rritet e të mos e di kush është babai i tij. Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Lushtaku ka shtuar se “këta pushtetarë janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”.

Edhe Tre deputetë të pushtetit s’marrin pjesë në votim, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca Arbëri Tre deputetë të pushtetit s’marrin pjesë në votim, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se do t’i paraqesin amendamentet që në votimin e dytë të largohen disa nene që sipas tij “cenojnë rëndë familjen, kulturën dhe traditën shqiptare”.

“Neni 8 - 9.Çdo burrë mbi 23 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor në institucionin shëndetësor përkatës. Neni 10 - 4. Fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe e gruas së pamartuar. Neni 15- 3.Të drejtë shfrytëzimi të FAM, ka edhe gruaja e pamartuar, mbi 18 vjeç, e cila sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe sociale është e aftë për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”, ka shkruar ai.