Të enjten para Kuvendit të Kosovës do të protestohet lidhur me reagimet kundër Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, si organizator i kësaj proteste, ka thënë se e kundërshton frymën përjashtuese e diskriminuese të deputetëve që e kanë kundërshtuar këtë projektligj.
“Kundërshtimi i këtij ligji nga ana e disa deputetëve me gjuhë seksiste e me deklarata të pavërteta cenon drejtpërdrejt të drejtat riprodhuese të grave në Kosovë. Kështu, ne do ta kundërshtojmë këtë frymë përjashtuese e diskriminuese përmes këtij aksioni”, thuhet në njoftim.
Kuvendi i Kosovës as të enjten e kaluar, 22 shkurt, nuk arriti ta miratonte projektligjin për shkak të mospërkrahjes nga disa deputetë të pushtetit. Fillimisht nuk kaloi një amandament i deputetit Visar Korenica – i cili ishte një prej kundërshtuesve të projektligjit. Në këtë amandament kërkohej që e drejta për të pasur fëmijë të mos u jepet individëve, por vetëm çifteve. Ai u bllokua nga deputeti Eman Rrahmani, i cili nuk mori pjesë në votim.
Me Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor synohet të rregullohen organizimi dhe përgjegjësia institucionale për dhënien e kujdesit shëndetësor të sigurt dhe cilësor në fushën e shëndetit riprodhues. Sipas tij, parashihet që të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së ta kenë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.
-
Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
-
Dënohet gjuha e disa deputetëve gjatë diskutimit për Projektligjin për shëndet riprodhues
-
“Marshojmë S’festojmë”, kundër deputetëve që po kundërshtojnë Projektligjin për shëndet riprodhues
-
Dështon sërish projektligji për IFV-në, deputetët e pushtetit të ndarë
-
Rrahmani i VV-së e Lushtaku i PDK-së kundër votimit të projektligjit për shëndetin riprodhues