Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procedohet në seancë projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me 5 vota për dhe një kundër ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kundër ka votuar vetëm deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Dem-Murtezi.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku ka thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji për në Kuvendin e Kosovës dhe se tani i mbetet Kuvendit për miratim ose jo të këtij Projektligji, raporton EO

Ky ligj ka kaluar në lexim të parë vitin e kaluar, ndërkohë që pasi që ka kaluar shqyrtimin mes dy leximeve nëpër komisioni ai do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Kundër këtij Projektligji anë deklaruar disa deputetë të pushtetit.