Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sërish tenton të votojë projektligjin për shëndetin riprodhues e disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës sot do të majë një seancë të re plenare, në të cilën në rend ditë është edhe votimi në parim i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, të cilin e kanë kundërshtuar edhe disa deputetë të pushtetit.

Gjithashtu në rend ditë në seancën plenare është edhe votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat pushteti nuk ka arritur t’i miratojë në disa seanca.

Seanca e cila në rend dite ka 23 pika, pritet të nisë në orën 11:00.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Edhe Sot seancë në Kuvend, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare Arbëri Sot seancë në Kuvend, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Edhe Kuvendi mblidhet në seancë plenare Arbëri Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

Edhe Edhe një tentim i pushtetit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare Arbëri Edhe një tentim i pushtetit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.