Dënim me burgim ka kërkuar prokurorja Merita Binaj-Rugova për 9 të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist në Shkodër, gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, raporton KTV.
Duke paraqitur fjalën përfundimtare, prokurorja ka thënë se të akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të organizuar sulmin terrorist.
Sipas aktakuzës, për këtë rast kanë bashkëpunuar edhe me Lavdrim Muhaxherin. Por, me kërkesën e Prokurorisë nuk janë pajtuar të akuzuarit, duke e quajtur çmenduri aktakuzën.
I akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist, B.I., ka deklaruar se kishte kërcënime nga policët hetues për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues.
Avokati i të akuzuarit L.V. i ka quajtur supozime pretendimet e Prokurorisë. Gjatë këtij procesi gjyqësor, tre prej 9 të akuzuarve, A.A., K.P. dhe B.P., e kanë pranuar fajësinë.
Edhe
Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër
Aktakuza ndaj tyre është ngritur në qershor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Aktgjykimi për këtë rast do të jepet të premten.
-
Kërkohet dënime me burg për 9 të akuzuarit për planifikim sulmi në ndeshjen Shqipëri-Izrael
-
Dënohen me burgim 9 të akuzuarit për planifikim të sulmit terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael
-
Për “rastin Izraeli”, burgim 35 vjet e gjashtë muaj dhe gjobë 2. 5 mijë euro
-
Pranojnë fajësinë dy të akuzuar për planifikim sulmesh ndaj lojtarëve të Izraelit