Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet dënime me burg për 9 të akuzuarit për planifikim sulmi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Kërkohet dënime me burg për 9 të akuzuarit për planifikim sulmi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Ka vazhduar në Prishtinë gjykimi me fjalën përfundimtare ndaj nëntë të akuzuarve për planifikim të sulmit terrorist në Shkodër gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në nëntor të vitit 2016, raporton KTV.

Prokurorja e rastit, Merita Binaj-Rugova, ka paraqitur fjalën përfundimtare, duke kërkuar që të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist të dënohem me burgim sipas ligjit.

“Qëllimi i dënimit është rehabilitimi, parandalimi, po ashtu dënimi ka për qëllim për të shprehur integrimin në shoqëri”, ka thënë Binaj-Rugova.

Por, me kërkesën e Prokurorisë nuk janë pajtuar të akuzuarit dhe avokatët.

I akuzuari L.V. ka kundërshtuar aktakuzën dhe pretendimet se është i përfshirë në përgatitje të sulmit terrorist.

“Unë jam fetar dhe mysliman i thjeshtë. S’kam kryer sulm terrorist e as që kam kry. Jam i interesuar me vazhdu jetën me punu”, ka thënë ai.

Edhe Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër Video Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër

Avokati i L.V., Skënder Musa, i ka quajtur të pabazuara pretendimet e Prokurorisë dhe se të njëjtat janë vetëm supozime.

Seanca është duke vazhduar me fjalën përfundimtare edhe të akuzuarve të tjerë.

Ndërsa, gjatë këtij procesi gjyqësor, tre prej 9 të akuzuarve e kanë pranuar fajësinë për përgatitje të veprave terroriste, A.A., K.P. dhe B.P.. Aktakuza ndaj 9 përsonave të dyshuar për përgatitje të sulmit terrorist, V.I., B.I, L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M., dhe B.P. është ngritur në qershor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.