Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohen me burgim 9 të akuzuarit për planifikim të sulmit terrorist në ndeshjen Shqipëri – Izrael

Masa të rrepta sigurie në nëntorin e vitit 2016 ishin ndërmarrë para ndeshjes futbollistike ndërmjet Shqipërisë e Izraelit.

Arsye për këtë ishin planet për sulm terrorist ndaj lojtarëve të kombëtares izraelite, plane për të cilat, në Gjykatën Themelore të Prishtinës u dënuan 9 persona, raporton KTV.

Dënimin më të lartë e mori V.I., që u dënua me 10 vjet burgim për një arsye.

Gjyqtari Ibrahimi, në arsyetimin pas vendimit, veprimet e grupit i ka quajtur të papranueshme.

Përveç Ibishit, të dënuar janë edhe B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M, dhe B.P.

Edhe Për “rastin Izraeli”, burgim 35 vjet e gjashtë muaj dhe gjobë 2. 5 mijë euro Arbëri Për “rastin Izraeli”, burgim 35 vjet e gjashtë muaj dhe gjobë 2. 5 mijë euro

Përveç Lavdrim Muhaxherit, që pretendohet se ka vdekur në Siri, si udhëzues i grupi për sulmin në Shqipëri ishte përmendur edhe Ridvan Haqifi.

Lidhur me këtë rast të zbuluar falë të dhënave të inteligjencës izraelite, edhe në shtetin e Shqipërisë ishin arrestuar 4 persona.