Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pranojnë fajësinë dy të akuzuar për planifikim sulmesh ndaj lojtarëve të Izraelit

Pranojnë fajësinë dy të akuzuar për planifikim sulmesh ndaj lojtarëve të Izraelit

Dy nga nëntë të akuzuarit, K.P. dhe B.P. e pranuan fajësinë për veprat penale për te cilat ngarkohen.

Ndërsa prokurorja speciale Merita Bina-Rugova i propozoi gjykatës që pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarve të pranohet.

Si rezultat, gjykata miratoi pranimin e fajësisë nga ana e dy të akuzuarve.

“Shqiptimi i dënimit në raport me ta do të shtyhet deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, bëri të ditur kryetari i trupit gjykues, Hamdi Ibrahimi, raporton “Kallxo”.

Në seancën fillestare edhe i akuzuari A.A. kishte pranuar fajësinë.

Edhe Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër Video Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër

Në këtë proces gjyqësor, K.P. akuzohet për import, eksport, furnizim, transportim apo prodhim të paautorizuar të materieve plasëse, ndërsa B.P. për armëmbajtje pa leje.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë V.I., B.I., L.V., F.G., L.G., A.A., K.P., L.M., B.P.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit V.I, B.I., L.V. dhe F.G. se nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, (që supozohet se është i padëgjueshëm nuk mund të përgjohet) me dashje kanë pranuar thirrjen e Lavdrim Muhaxherit ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Kombëtarja e Izraelit shkoi në Shqipëri më 12 nëntor 2016 për të zhvilluar ndeshje futbollistike për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

Edhe Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër Arbëri Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër

A.A. e L.G. akuzohen për përgatitje të veprave terroriste në Kosovë ndaj ndërkombëtarëve, ose institucioneve të sigurisë, ndërsa K.P. për import, eksport, furnizim, transportim apo prodhim të paautorizuar të materieve plasëse.

Për armëmbajtje pa leje ngarkohen L.M. dhe B.P..