Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Kurti ka thënë se Orav e solli “Bashkimin Evropian më afër Kosovës dhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian”.
“Nga Raportet e Progresit te fondet e IPA-s dhe nga heqja e masave të padrejta ndëshkuese te Plani i Rritjes, ai u bë zëri i Kosovës në Bruksel dhe zëri i Brukselit në Kosovë. Si përfaqësues i një vendi me përvoja të ngjashme, Ambasadori Orav e njeh mirë Kosovën, ashtu siç është: të rreshtuar krah vlerave të BE-së, të linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të investuar në të ardhmen e përbashkët. Prandaj kuptoheshim shpejt e lehtë dhe takimet me të ishin gjithmonë të frytshme. Kosovën e trajtoi jo thjesht si partnere për reformat brenda vendit, por si partnere për një Evropë më të fortë në Ballkanin Perëndimor. Mbase janë ngjashmëritë tona ato që na kujtojnë se uniteti i kontinentit tonë është thelbësor për sigurinë, demokracinë dhe prosperitetin. Ambasadori Orav po largohet si diplomat, por do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës të cilin e mirëpresim çdoherë. Faleminderit, Ambasador Orav”, ka shkruar Kurti në Facebook.
E për takimet ka shkruar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.
“Duke i thënë lamtumirë sot Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Ambasadori i BE-së Aivo Orav reflektoi mbi marrëdhëniet e kaluara dhe të ardhshme BE–Kosovë dhe mbi mbështetjen e konsiderueshme që 🇪🇺 BE-ja i ka ofruar Kosovës deri më tani. Orav shprehu shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe plotësisht të përqendruara në integrimin evropian”, ka shkruar Zyra e BE-së për takimin e Oravit me Kurtin.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i 🇪🇺 BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, ka shkruar për takimin me Osmanin.
-
Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE