Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kuadër të procesit integrues evropian, por edhe për tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend.
“Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian. Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim. Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, thuhet në njoftim.
-
Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt stabilitetit
-
Oravi rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën në takim me Kurtin
-
Kurti: Orav e solli BE-në më afër Kosovës dhe Kosovën më afër BE-së
-
Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së