Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, të enjten është takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit ia ka riktheksuar mbështetjen për rrugën e Kosovës për anëtarësim në bllok.
“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.
“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazuar në vlerat e përbashkëta dhe avancimin e lirive themelore. Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes në këto gati tre vjet e gjysmë, për avancimin në indekset e demokracinë e sundimin e ligjit dhe të zhvillimit ekonomik si dhe për programet e reja sociale për nënat lehona dhe fëmijët. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për ndihmën dhe kontributin e BE-së dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në avancimin e agjendës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u tha nga Kryeministria.
Në fund të korrikut, Oravi mori detyrën si ambasador i BE-së në Kosovë duke zëvendësuar Tomas Szunyogin.
-
Kurti: Orav e solli BE-në më afër Kosovës dhe Kosovën më afër BE-së
-
Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt stabilitetit