Burime të KOHËS kanë thënë se Kurti ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, atë të LDK-së dhe kryetarin e Aleancës, por nuk ka caktuar datë për takim, duke e lënë të hapur kohën, kurdo që janë të gatshëm kryetarët e partive të tjera. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur u pyet nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit. Ndërkaq, në LDK nuk kanë treguar për përgjigjen
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa të reja për takim kryetarëve të tri subjekteve politike kryesore, të përfaqësuara në Kuvend, Bedri Hamzës të Partisë Demokratike, Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike dhe Ardian Gjinit të Aleancës.
Burime të KOHËS kanë thënë se Kurti nuk ka caktuar datë për takim, por e ka lënë të hapur kohën, kurdo që janë të gatshëm kryetarët e partive të tjera.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është përgjigjur shkurt se “është çështje e mbyllur”, kur u pyet nëse Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Hamza iu pat përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, por pas takimit ka deklaruar se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe se Vetëvendosja i ka në dispozicion subjektet e tjera për të arritur marrëveshje të mundshme për institucionet.
Ndërkaq, Gjini është i vetmi nga liderët e partive që ka refuzuar të gjitha ftesat. Por, publikisht ka theksuar se deputetët e aleancës do të particitojnë në konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, nëse qeveria e re do t’i zbatojë pesë kërkesa të kësaj partie, të cilat përfshijnë nga projekte që lidhen me energjinë, deri te ndarja e rreth 1 miliard eurove për kryeqytetin.
E, Abdixhiku ka zhvilluar katër takime me Kurtin, përfshirë një pas ndërprerjes së seancës konstituive. Në takimin e fundit, të dy kanë folur për dallime rreth zgjedhjes së presidentit. Kurti insiston që kreu i shtetit të jetë partiak, ndërkaq Abdixhiku ka thënë se ky post duhet t’i takojë LDK-së.
Deputeti Arben Gashi është treguar kritik ndaj partisë që i takon, duke theksuar se “në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së”.
Edhe
Hamza e Abdixhiku të gatshëm për t’u takuar me Kurtin, Gjini refuzon
“Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma rugoviane”, ka shkruar ai në Facebook të mërkurën. “Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”.
Deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë dhënë betimin në seancën konstituive që nisi të enjten dhe u ndërpre te pika për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kurti doli në foltoren e Kuvendit me kërkesën për ta dhënë propozimin për kryeparlamentar, por kryesuesit Avni Dehari i propozoi diçka tjetër. Nga ai kërkoi të pauzohen punimet e seancës, me qëllimin për zhvillimin e diskutimeve me përfaqësues të partive të tjera që janë pjesë e Kuvendit, me synimin për të gjetur zgjidhje për presidentin.
Dy ditë më vonë është thirrur vazhdimi i seancës, por Kurti ka përmendur argumentin e njëjtë kur ka refuzuar të mos e japë propozimin për kryeparlamentarin.