Arbëri

Kurti - ambasadorëve: I domosdoshëm integrimi i sistemit të arsimit dhe atij shëndetësor

Kurti dhe ambasadortet

Në takimin që kryeministri në detyrë albin Kurti ka pasur me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovës rreth zbatimit të Ligjit për të huajt dhe atij për automjete, ai ua ka theksuar atyre domosdoshmërinë e integrimit gradual të sistemit të arsimit dhe atij shëndetësor serb në Kosovë dhe u ka kërkuar që këtë ta bëjnë bashkërisht. 

“Po ashtu kryeministri informoi ambasadorët e pranishëm mbi domosdoshmërinë e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate. Kryeministri tha se ky proces integruese do të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke siguruar që brengat dhe këshillat e komunitetit joshumicë serb në Kosovë merren në konsideratë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për takimin.

Ky takim është mbajtur me ftesën e kryeministri në detyrë Kurti dhe shkas ka qenë dita kur në fuqi kanë hyrë Ligjit për të huajt dhe Ligji për automjete. 

Në njoftim thuhet se këto ligje janë të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe veprimet afirmative, që institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të këtyre dy ligjeve.

“Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh një periudhë informimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore. Vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me materiale informuese, të cilat ofrojnë udhëzime të qarta mbi të drejtat, detyrimet dhe procedurat përkatëse që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Paralelisht do të organizohen sesioneve informuese me qytetarë, fushatë informimi përmes medieve, linja telefonike informuese, etj.  Kjo fazë do të zgjasë deri më datën 15 mars të këtij viti, kur fillon zbatimi i plotë. Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet synon lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Serbia dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar zbatimin e këtyre ligjeve dhe i kanë shprehur brengat e tyre edhe te bashkësia ndërkombëtare.