Kryeministri Albin Kurti, i ka pritur në një takim ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Kosovë. Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim Kurti i ka njoftuar për punën e Ministrisë së Brendshme dhe aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë para nisjes së zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.
Zbatimi i plotë nis nga data 15 mars 2026.
Në njoftim thuhet se ky takim është zhvilluar paraprakisht për të pasur informim më të drejtë për të huajt dhe përgjegjësitë që do të kenë në raport me këtë ligj.
“Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Personat që mbajnë vetura me targa të huaja në Kosovë do të gjobiten nëse e tejkalojnë kufirin ligjor tremujor të qëndrimit në vend, siç parasheh Ligji për Automjetet.
E shtetasit e huaj që qëndrojnë më gjatë në Kosovë janë të obliguar të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orësh që nga hyrja, siç parashihet në Ligjin për të Huajt.
Edhe
Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Serbia dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar zbatimin e këtyre ligjeve dhe i kanë shprehur brengat e tyre edhe te bashkësia ndërkombëtare.
Herën e kaluar, Qeveria e shtyu zbatimin e ligjit për të huajt dhe atij për automjetet nga nëntori deri më 15 janar.
-
Kosova pajtohet për lehtësira të përkohshme për serbët në Ligjin për të Huajt
-
Zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i atij për Automjetet parashihet të nisë të hënën
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit zgjedhor