Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb

Jonathan Hargreaves

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt. 

Të hënën ka nisur zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe ato për targa të automjeteve, bashkë me lehtësirat që u dakorduan të shtunën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen dhe përkushtimin e Kurtit. 

“Mbretëria e Bashkuar e mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës duke ofruar njëkohësisht zgjidhje praktike që të gjitha komunitetet të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve. Ne e mirëpresim përkushtimin e Kryeministrit Kurti për ta zbatuar ligjin dhe planet e tjera të ardhshme që prekin komunitetin serb në Kosovë në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, ka shkruar Hargreaves në Facebook. 

Pas takimit të së shtunës mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, është vendosur që Ligji për të huajt dhe ato për targa të automjeteve të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare. Ata do të kenë mundësi të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi deri në 12 muaj, si dhe të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga struktura paralele në vend.

Kryeministri Kurti ka sqaruar se Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë të komunave me shumicë serbe me listat e stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në Kosovë dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme do t’i pajisë me lejet e përkohshme.

“Dua të potencoj që nuk është interes i Republikës së Kosovës që zbatimi i ligjit për të huajt dhe i atij për veturat të prodhojë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët. Por po ashtu dua të theksoj fuqishëm, që njësoj është qëndrimi i Republikës së Kosovës, që në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të ketë mekanizma ilegalë të cilët mirëmbahen e financohen nga një shtet jomiqësor e që nuk e njeh Republikën e Kosovës”, tha Kurti.