Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 11, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 10 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 12.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar nga kandidatët dhe të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Derisa uroj të gjitha subjektet politike dhe qytetarët e Komunës së Podujevës.
“KQZ-ja ka kryer të gjitha aktivitetet. Ftoj që kandidatët dhe vëzhguesit e tyre të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Të kontribuojmë të gjithë së bashku në zgjedhje demokratike. i uroj sukses dhe një garë të mirë kurse qytetarëve të Podujevës i uroj që të zgjedhin kandidatët e tyre”, u shpreh Daka.
-
LVV me numër 105, PDK me 191, LDK me 113 e AAK me 174
-
Tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet për kryetar të Mitrovicës së Veriut
-
KQZ-ja s'e vë në rend dite çështjen e zgjedhjeve në Podujevë, Daka thotë se s'janë kompetencë e tyre
-
KQZ-ja thotë se nuk do të anulohen zgjedhjet në Podujevë
-
KQZ: Nesër shorti për renditjen e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë