Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të hënën bëhet tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjen e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike është paraparë të mbahet më 2 mars dhe se janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilët janë certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket fushatës zgjedhore, Elezi bëri të ditur se nga data 3 deri më 13 mars, kandidatët kanë mundësi të zhvillojnë fushatën e tyre zgjedhore.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen, pasi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.