Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje ma kandidat Erden Atiq do të ketë numrin 121, kandidat i pavarur Dustan Miloneviq numrin 122, Lista Serbe me kandidat Milan Radojeviq do të ketë numrin 123 dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidatë Florent Azemi numrin 124.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se përgatitje për zgjedhjet në këtë komunë si dhe Podujevë janë duke shkuar sipas planit.
“Do të tërheq fillimisht emrin e një kandidati nga partia dhe pastaj do të zgjedhim numrin. Deri me tani KQZ po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet e këtyre dy komunave dhe deri më tani jemi në rrugë të mirë. Po i kthejmë në procedura rekomandimet e IKShP-së që tu mundësohet të gjithëve votimi”, ka thënë ai.
-
LVV me numër 105, PDK me 191, LDK me 113 e AAK me 174
-
KQZ-ja nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri
-
Tërhiqet shorti për partitë në zgjedhjet në veri
-
KQZ-ja publikon kandidatët që garojnë në zgjedhjet për Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut
-
KQZ-ja cakton renditjen e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë