Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive te gjalla nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes “gjuha e kaltër”.
“Pas konfirmimit të rasteve të para me sëmundjen ‘gjuha e kaltër’ në Maqedoninë e Veriut, me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël dele dhe dhi”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëkohësisht AUV-i u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve, të cilët i lëshojnë bagëtitë në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut t’i mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre dhe të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend.
“Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se sëmundja e kafshëve “gjuha e kaltër” është sëmundje virusale jongjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides.
“Nga kjo sëmundje preken ruminantët shtëpiakë (gjedhi, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes”, thuhet në njoftim.
Sipas AUV-it sëmundja nuk transmetohet nga kafshët te njeriu dhe nuk transmetohet nga kafsha në kafshë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve dele, dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, thuhet në njoftim.