Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për nisjen e procedurës për blerjen e objekteve për ambasadë në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit.
Në mbledhjen e 109-të të mërkurën, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky hap do ta fuqizojë diplomacinë e Kosovës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e arsyetoi zgjedhjen për të blerë objekt të ambasadës në Senegal me faktin se nuk kanë buxhet më të madh për të zgjedhur një tjetër vend.
“Kjo zgjidhje lidhet me disa aspekte teknike. Mund të kishim bërë kërkesë për ndonjë ambasadë tjetër. Por siç thotë populli, ‘shtriji këmbët sa e ke jorganin’. Pra kaq na ka lejuar buxheti për sivjet dhe kemi zgjedhur Kroacinë dhe Senegalin”, ka thënë Gërvalla.
-
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
-
Gërvalla thotë se është diskutuar për gazin amerikan: Marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti në Francë për takim me Macronin