Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Propozimi, sipas kryeministrit Kurti, është për qëllim të rritjes së pranisë në këto vende dhe të rritet përfaqësimi në Shërbimin e Jashtëm.
“Qiratë e shtrenjta po i zëvendësojmë me pronësi të Republikës”, ka thënë Kurti.
Për blerje të objekteve të ambasadave janë ndarë 9 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria inicion blerjen e objekteve për mision diplomatike në Francë, Itali, Kanada dhe Turqi
-
Nisin procedurat për blerjen e objektit të Ambasadës në Berlin dhe atij rezidencial në Washington
-
Nisin procedurat për blerjen e objekteve për ambasada në SHBA e Gjermani
-
Prattipati i kërkon Kurtit angazhim për paqe dhe rritje të investimeve
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në