E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re.
Në njoftimin e lëshuar nga ambasada thuhet se SHBA-ja pret angazhim konstruktiv për të punuar në prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal.
Tutje është thënë se marrëdhënia mes dy vendeve ka potencial të madh në zgjerim të investimeve dhe tregtisë.
“Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
E në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në takim Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO.
“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me znj. Prattipati dhe Ambasadën amerikane në Kosovë, si dhe gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri qeveritar për të vijuar dhe avancuar këtë bashkëpunim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit Kryeministri, ndër të tjera, theksoi se Republika e Kosovës dhe qeveria që ai drejton mbeten të përkushtuara ndaj synimeve për integrim në BE dhe NATO, si dhe angazhohen për paqe dhe siguri në rajon dhe aleanca të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
SHBA-ja thotë se i duhet partner që e kupton nevojën për t’i evituar veprimet destabilizuese
-
Prattipati: Kryeministri në detyrë dhe LVV-ja me tendenca për t’i përjashtuar nga gara disa parti serbe
-
Prattipati u bën thirrje liderëve politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi e ta zgjidhin ngërçin