Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit për takimin thuhet se krahas marrëdhënieve “të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”.
Në njoftim thuhet se Kurti ka pranuar urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.
Ndërsa Kutrti thuhet se e ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
Për takimin ka njoftuar edhe Ambasada e SHBA-së.
Në njoftimin e tyre thuhet se Prattipati u takua me Kurtin për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë, siç theksohet, “duke përfshirë forcimin e partneritetit tonë tregtar dhe investues dhe duke punuar së bashku në prioritetet e përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin rajonal”.
-
Prattipati i kërkon Kurtit angazhim për paqe dhe rritje të investimeve
-
Shiroka – Pula takon Prattipatin: SHBA-ja mbetet partner strategjik i Kosovës
-
Kurti takon kryeministrin britanik: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti kërkon nga Macroni mbështetje që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat
-
Kurti takon Sorensenin, kërkon normalizim me Serbinë me fokus njohjen reciproke