Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurti trifft Prattipati, sie sprechen über die jüngsten Entwicklungen und aktuelle politische Themen.

Albin Kurti Anu Prattipati

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit për takimin thuhet se krahas marrëdhënieve “të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”.

Në njoftim thuhet se Kurti ka pranuar urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

Ndërsa Kutrti thuhet se e ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.