Në mbledhjen e 193-të, Qeveria e Kosovës ka iniciuar blerjeve e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Francë, Itali, Kanada dhe Turqi.
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa nga vendimet e marra në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.
Themeluam Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A.;
I dërguam Kuvendit Projektligjin për të huajt;
Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
Edhe
Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara forcojnë marrëdhëniet me Francën
Ndamë mjete buxhetore:
- 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”;
- 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe
- 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.
Miratuam nismat për tri marrëveshje ndërkombëtare për:
- projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;
- menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut nën IPA III (2021-2027);
Edhe
Kurti në Francë për takim me Macronin
- projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.