Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin procedurat për blerjen e objekteve për ambasada në SHBA e Gjermani

MPJD

Qeveria e Kosovës ka vendosur të nisë procedurat për blerjen e objektit për ambasada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 167-të të Qeverisë, të mërkurën, e që u mbajt në formë elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

KOHA pati raportuar në vazhdimësi për planet e Qeverisë për blerjen e pronave jashtë vendit, për t’u shërbyer misioneve diplomatike. Shuma që Kosova ka paguar çdo vit për qiratë e objekteve ku qëndrojnë misionet diplomatike ka qenë milionëshe.

Artikuj të ngjashëm