Optimiste se viti 2022 do të jetë “interesant” për njohjet që mund t’i vijnë Kosovës, është shprehur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ajo ka thënë se ka pasur iniciativa për njohje nga më shumë se një shtet, por ka refuzuar të flasë pa pasur zyrtarizime.
“Procesi është i mirë dhe i shëndoshë, dhe mua si ministre më bën optimiste që viti 2022 do të jetë interesant edhe në këtë aspekt”, ka thënë ajo duke shtuar se Kosova i ka kushtuar kujdes të veçantë çështjes së pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Evropian.
Duke komentuar vendimet për blerjen e dy objekteve të ambasadave të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, Gërvalla ka thënë se Qeveria s’do që të paguajë qira të larta sikur deri tash. Ajo ka paralajmëruar blerje të objekteve edhe në vende tjera, ndërsa përse janë zgjedhur këto dyja shtete, ministrja e Jashtme ka thënë se është bërë me qëllim të tregimit të seriozitetit të Kosovës në raport me SHBA-në dhe Britaninë.
“Jemi përcaktuar fillimisht për dy objekte sepse ato mund t’i mbulojmë me shumën e caktuar në buxhetin e këtij viti. Plani më i detajuar se kur dhe si do të blihen objektet tjera do të vijë së shpejti. Natyrisht që s’jam në gjendje të flas për shtete tjera, kemi kërkesa e oferta, por duam të përqendrohemi aty ku mund t’i mbulojmë dhe aty ku Kosova ka shkuar për të qëndruar përgjithmonë e jo në misione të përkohshme. Do t’i blejmë sivjet. Komisioni do të vendosë”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka thënë se nuk e di numrin e ambasadorëve që janë emëruar së fundmi, ndërsa ka shtuar se tre ambasadorë politikë kanë kaluar në Komisionin Parlamentar. Sipas saj, Kosova s’ka përfaqësim vetëm në një shtet afrikan, ndërsa në Tajlandë e Bullgari ka të ngarkuar me punë. Është ankuar në mungesë të stafit civil.
Edhe
Gërvalla thotë se është diskutuar për gazin amerikan: Marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës
Gërvalla ka paralajmëruar rifreskim të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe një fond humanitar për ndihmë Ukrainës me produkte vendore.
Më 4 shtator 2020, Izraeli u bë shteti i fundit që ka njohur Kosovën. Njohja erdhi si pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan para presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Nga ajo datë, Kosova dhe Serbia kishin moratorium njëvjeçar, Serbia për të ndalur fushatën e çnjohjeve e Kosova për të mos kërkuar anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
-
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
-
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Gërvalla për presidentin: Opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte