Të katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit kanë paraqitur kërkesë të enjten për t’u larguar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, secila me kërkesë të kryetarëve të tyre të sapozgjedhur të komunave.
Kjo kërkesë u bë pasi duan të jenë pjesë e asociacionit të veçuar të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Me ardhjen në pushtet të Listës Serbe në këto katër komuna, në seancat e para të asambleve komunale të këtyre komunave u propozua dalja e tyre nga AKK-ja, raportoi mediumi serb “Kossev”.
Ky veprim ishte paralajmëruar nga kryetarët e rinj të katër komunave në fillim të dhjetorit.
Ata paralajmëruan një “shqyrtim të hollësishëm të gjendjes së trashëguar juridike dhe financiare, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve”.
Me propozimin për largim, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, e ka arsyetuar kërkesën duke thënë se kurrë nuk ka qenë dëshirë e popullsisë serbe në këtë komunë dhe se bëhej fjalë për “vendim politik”.
Edhe
Veriu del nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.
Lista Serbe e kishte kundërshtuar asokohe anëtarësimin e komunave me shumicë serbe në të, duke vlerësuar se vendimi nuk ishte marrë “në dobi të qytetarëve dhe ishte i paligjshëm”.
-
Kuvendet e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin-Potokut votojnë për tërheqjen nga Asociacioni i Komunave
-
Kryetarët e komunave në veri iu ankohen ambasadave edhe për “kontrollin nga Qeveria”
-
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin
-
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeverisje transparente