Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat kërkojnë fleksibilitet në planifikimin e qarkoreve buxhetore

Autoritetet e komunave të rajonit të Pejës dhe të Prizrenit kanë diskutuar të mekurën në Pejë për planifikimin e zhvillimeve të buxhetit, në një forum të organizuar nga Ministria e Financave dhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë me autoritete komunale për zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2019-2021.

Në këtë forum, që tashmë është bërë tradicional prej vitin 2006, që kur Departamenti i buxhetit në Ministrinë e Financave në mbështetje të OSBE-së ka nisur organizimin e këtyre forumeve me autoritete komunale, fokus kryesor ka qenë zhvillimi i procesit buxhetor komunal, avancimi i konceptit të planifikimit të projekteve shumëvjeçare, si dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin efikas financiar në nivelin lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Të pranishëm në këtë forum të thirrur në përputhje me Kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2019-2021 dhe Qarkoren buxhetore 2019/01 për komuna kanë qenë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Arsimit, asaj të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët bashkë me autoritetet komunale të komunave të Rrafshit të Dukagjinit kanë diskutuar edhe për koordinimin e aktiviteteve mbi zhvillimin e planifikimit afatmesëm të buxhetit komunal për tre vjetët e ardhshëm.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)