Komuna e Pejës gjendet në një fazën e fundit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe hartës zonale. Deri në fillim të vitit 2019 duhet të përgatitën këto 2 dokumente të rëndësishme të Komunës, të cilat përcaktojnë kahet e zhvillimit të Komunës së Pejës për së paku 8 vjetët e ardhshëm.
Për hartimin e këtyre planeve dhe të hartës komuna i ka mbajtur edhe takimet publike në qytet dhe vendbanimet rurale, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, Komuna ka vendosur edhe një herë që t’u drejtohet qytetarëve të saj për bashkëpunim për hartimin e këtyre dy dokumenteve. Për t’u konsultuar publikisht edhe një herë me qytetarët e saj, Komuna e Pejës ka njoftuar të enjten se në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe hartës zonale të Komunës, ka promovuar një platformë digjitale informimi dhe komunikimi për qytetarët e saj./I.O.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Peja e ka gati finalizimin e Planit të ri Zhvillimor për 2019-2027
-
Peja nis procesin e hartimit të planit zhvillimor dhe hartës zonale
-
Harta Zonale e Komunës së Pejës nuk u krye as sivjet
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor