Arbëri

Komuna e Podujevës ia shkëput kontratën një operatori ekonomik

Komuna e Podujevës ia ka shkëputur kontratën një operatori ekonomik që po i ndërtonte disa ura. Shkak janë bërë vërshimet që ndodhën këtë javë, e që sipas komunarëve, punimet nuk janë kryer sipas kontratës.

"Ju informojmë se kontrata e nënshkruar me datën 27.07.2021 për ndërtimin e urave në fshatrat Gllamnik, Sfeqël dhe Bajçinë, në mes të Komunës së Podujevës dhe Operatorit Ekonomik 'I&B Group dhe Shpk BRT' është shkëputur kontrata. Arsyeja e shkëputjes së kësaj kontrate vjen si pasojë e mos realizimit të punimeve konform kushteve të kontratës", thuhet në një njoftim të Komunës së Podujevës.

Sipas të njëjtit, përkundër vërejtjeve të shpeshta për neglizhencën e punimeve nga ana e menaxherit të kontratës për mospërmbushje të kontratës nga ana e operatorit ekonomik, ai nuk ka ndërmarrë masa për të vazhduar mëtutje në realizimin e punimeve dhe përmbushjen e kontratës.

"Andaj, Zyra e Prokurimit është obliguar që t'i shkëpusë kontratën", thuhet në njoftim.