Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se qyteti i Podujevës dhe disa fshatra të tij do të mbeten pa furnizim me ujë ditën e shtunë.
Sipas njoftimit të kompanisë të premten, ndërprerja e furnizimit do të bëhet për shkak të punimeve teknike.
“Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 24 shtator, e shtunë do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Albanik-Podujevë. Me këtë rast, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 09:00- 16:00 për qytetin e Podujevës, fshatrat nga Albaniku deri në Podujevë dhe fshatrat nga Albaniku deri në Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës ujore”, thuhet në njoftim.
-
Nga e diela, reduktime të ujit në Podujevë
-
Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë
-
Njoftim nga KRU “Prishtina”, këto pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të shtunën
-
Qytetarët e Podujevës do të përballen me reduktime të ujit
-
Defekt në gypin furnizues, mbesin pa ujë disa fshatra të Podujevës