Qytetarët e Podujevës do të përballen nga dita e mërkurë me reduktime të ujit ka njoftuar KRU Prishtina.
Reduktimet kanë nisur nga ora 8:00 dhe do të zgjasin deri në ora 16:00.
“Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, KRU Prishtina nga sot do të zbatojë reduktimet e ujit për zona të caktuara, me orar të planifikuar. Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona: gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi 110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi 90 për fshatin Ballovc. Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuarët e qytetit. Në qytetin e Podujevës: rruga "Zahir Pajaziti" - gypi OD -315 nga udhëkryqi me rrugën "Bedri Bajrami" furnizon pjesën jugore të qytetit, rruga "Skënderbeu" gypi A.Ç. 200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperëndimore deri te "Qershitë e Llapashticës". Këto reduktime do të zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit”, është thënë nga KRU Prishtina.
-
Dita e dytë me reduktime të ujit në Podujevë
-
KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Dëmtimi i gypit në Shkabaj lë pa ujë edhe sot disa zona
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten