Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Njoftim nga KRU “Prishtina”, këto pjesë të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të shtunën

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa pjesë në kryeqytet të shtunën do të mbesin pa furnizim me ujë, si pasojë e punimeve teknike.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00. Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit. Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi: rruga e ‘Tiranës’, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga ‘Ahmet Krasniqi’, Komuna e Re, rruga ‘Bashkim Fehmiu’, rruga ‘Vicianum’, rruga ‘Nora e Hotit’, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, thuhet në njoftim.