Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Defekt në gypin furnizues, mbesin pa ujë disa fshatra të Podujevës

Një defekt i ndodhur të dielën në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës, do të lë pa ujë të pijshëm fshatrat Shajkoc deri në fshatrin Sfeqël.

Siç bëhet e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, derisa furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi

Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi.

“Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit”, ka njoftuar më tej KRU “Prishtina”.