Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa fshatra në Prizren e Rahovec mbesin pa ujë pas një defekti në gyp

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në disa fshatra, pas dëmtimit të grupit kryesor furnizues për linjën e Prizrenit.

Kanë mbetur pa ujë disa fshatra në Prizren e Rahovec.

Pa ujë kanë mbetur: Fortesa, Celina, Krusha e Madhe, Nagavci, Hoqa e Vogël, Krusha e Vogël, Randobrava, Pirana, Retija, Breg-Drini, Krajka, Zyma dhe Shengjergji.

“Pas marrjes së informatës rreth paraqitjes së defektit, ekipi teknik, Njësia Prizren janë paraqitur menjëherë në terren për organizim të punimeve dhe sanim të defektit”, thuhet nga KRU Gjakova.