Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të një defekti në fshatin Bec, janë detyruar ta ndërprenë furnizimin me ujë për disa fshatra.
Sipas një komunikate për medie KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se fshatrat pa ujë të pijshëm do të jenë fshati Bec, Meqe, Vraniq, Doblibarë dhe Bordosan.
“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së defektit në gypin furnizues fi 300 në fshatin Bec, jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatrat; Bec, Meqe, Vraniq, Doblibarë dhe Bordosan”.
KRU “Gjakova” tutje ka treguar se ekipet janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbesin pa ujë disa fshatra të Gjakovës
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës
-
Disa fshatra në Prizren e Rahovec mbesin pa ujë pas një defekti në gyp
-
KRU “Gjakova” ndërpret furnizimin me ujë për të gjitha zonat që i mbulon
-
Defekti në gypin furnizues lë pa ujë dy fshatra të Rahovecit