Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Defekti në gypin furnizues lë pa ujë dy fshatra të Rahovecit

Foto ilustrim

Foto: Ilustrim

KRU "Gjakova" ka njoftuar se sot për shkak të paraqitjes së një defekti në gypin kryesor furnizues në hyrje të fshatit Hoqë e Vogël, është detyruar të ndërpres furnizimin me ujë për fshatrat Hoqë e Vogël dhe Brestovc të Rahovecit.

"Rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të bëhet deri nesër, për shkak të natyrës së ndërlikuar të punimeve", ka njoftuar KRU "Gjakova" të enjten.