Komunarët e Fushë-Kosovës ende nuk e dinë nëse Qeveria dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë tërhequr nga vendimi për të ndërtuar deponinë me mbetje të rrezikshme në fshatin Harilaq. Para dy muajsh Kuvendi Komunal kishte votuar kundër këtij vendimi.
Në seancën e jashtëzakonshme që ishte mbajtur për këtë çështje, përfaqësuesit e të gjitha partive politike ishin shprehur kundër vendosjes së mbeturinave të rrezikshme në këtë lokacion. Ata kishin kritikuar zyrtarët qeveritarë për marrjen e këtij vendimi pa u konsultuar fare komunarët e banorët e këtij fshati. Sipas këshilltarëve komunalë, banorët e Fushë-Kosovës janë në rrezik edhe nga “bomba” tjera të vendosura në territorin e saj, ku kanë përmendur rezervuarët e naftës në fshatin Miradi, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, thotë të mos kenë asnjë shkresë zyrtare nga Ministria apo Qeveria lidhur me këtë çështje, as pasi Kuvendi Komunal e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
-
Kuvendi i Fushë-Kosovës sfidon vendimin e Qeverisë për deponinë në Harilaq
-
Komuna e kënaqur që BE-ja hoqi dorë nga deponia në Harilaq
-
Kuvendi sërish kundër deponisë së rrezikshme në Harilaq
-
Në Harilaq protestohet kundër ndërtimit të deponisë
-
Deponia e planifikuar në Harilaq po konsiderohet “bomba e radhës” për ambientin në Fushë Kosovë