Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Fushë-Kosovës sfidon vendimin e Qeverisë për deponinë në Harilaq

Këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës njëzëri kanë votuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendgrumbullimin e rrezikshëm në fshatin Harilaq të kësaj komune.

Në seancën e jashtëzakonshme përfaqësuesit e të gjitha partive politike në KK janë shprehur kundër vendosjes së grumbullimeve me mbeturina të rrezikshme në këtë lokacion. Ata kanë kritikuar qeveritarët për marrjen e këtij vendimi pa u konsultuar me komunarët e banorët, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këshilltarëve komunalë, banorët e Fushë-Kosovës janë në rrezik edhe nga “bomba” të tjera të vendosura në tërritorin e saj, ku kanë përmendur rezervarët e naftës në fshatin Miradi.

Në këtë seancë, që ka zgjatur rreth dy orë, në foltore kanë dalë pothuajse të gjithë këshilltarët komunalë. Secili prej tyre ka qenë kundër vendgrumbullimit në Harilaq./N.Tovërlani

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)