Këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës i kanë thënë edhe një herë jo ndërtimit të deponisë me mbetje të rrezikshme në fshatin Harilaq, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën, të gjitha partitë kanë qenë të një zëri për të mos lënë ndërtimin e saj në atë pjesë.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të partisë në pushtet (LDK), Remzi Shala, i ka thënë gazetës se nuk janë kundër projekteve, por janë kundër lokacionit të caktur për këtë çështje.
“Qëndrimi ynë është se ne si LDK nuk jemi kundër projektit, por jemi kundër vendit - lokacionit për të cilin kemi pasur kundërshtime dhe peticione nga banorët përreth. Pastaj vendi është në afërsi të vendbanimeve, afërsia e aeroportit, ndotjes së ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, Kalaja e Harilaqit, etj.”, ka theksuar këshilltari Shala.
Ndërsa shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Durim Hajra, ka thënë të mos e dijë pse duhet të diskutojnë edhe një herë për këtë çështje, kur për të njëjtën gjë kishte ka marrë vendim Kuvendi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e kënaqur që BE-ja hoqi dorë nga deponia në Harilaq
-
Komuna e Fushë-Kosovës s`e di nëse Ministria është tërhequr nga vendimi për deponinë
-
Kuvendi i Fushë-Kosovës sfidon vendimin e Qeverisë për deponinë në Harilaq
-
Deponia e planifikuar në Harilaq po konsiderohet “bomba e radhës” për ambientin në Fushë Kosovë
-
Vetëvendosja kundërshton planin e deponimit të mbeturinave të rrezikshme në Harilaq